Ditën e sotme Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi, shqyrtoi kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai në mënyrë që të fitonte lirinë me kusht nga burgu i Domokosit.
LamiaReport.gr, raporton se seanca gjyqësore ndaj 47-vjeçarit shqiptar u shty për në datën 6 qershor 2025, pasi Rizai ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.
Alket Rizai konkludon i dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet e caktuara ndaj tij për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet.
Rizai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003. Gjatë periudhës kur ai ishte i burgosur, mbi dy herë tentoi të arratisej nga burgu. Madje herën e tretë tentoi arratisjen duke marrë peng 6 efektivë policie.
Mirëpo gjatë vieteve të fundit, sjellja e tij i mundësoi atij që të merrte leje nga burgu, si në janar 2021.
Hera e fundit që Alket Rizai kaloi pragun e gjykatave të Lamisë ishte para një viti, për t’u gjykuar nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Lamisë për armë dhe celularë që i ishin gjetur në qeli.
Në lidhje me këtë, nga hetimet e para ai rezultoi i pafajshëm.


