Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku një i moshuar është gjendur pa shenja jete.
Burimet raportojnë se bëhet fjalë për një 65-vjeçar i cili është gjendur pa shenja jete në apartamentin ku ai jetonte me qira prej disa vitesh në lagjen Partizani.
Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës.
Banorët që jetonin pranë tij u merakosën kur vunë re se i moshuari prej disa ditësh nuk kishte dalë nga apartamenti gjatë ditëve të fundit.
Ndaj ata kanë tentuar të hynë në banesë ku dhe gjetën trupin e tij të pajetë.
Referuar hetimeve parapkrake viktima është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku rreth 65 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale.


