Është vënë në pranga disa orë pas ngjarjes, autori i plagosjes në plazhin e Tales në Lezhë ditën e sotme, pas një sherri për një vajzë.
Nga konflikti për motive xhelozie mbeti i plagosur shtetasi Alfred Marku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, autori, 30-vjeçari Ermir Lucaj kishte shkuar në plazh dhe ka qenë i shoqëruar me një vajzë, të cilën thuhet se Marku e ka ngacmuar, ç’ka ka bërë që autori dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt.
Mësohet se fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra, e më tej Lucaj ka marrë një armë zjarri, pistoletë dhe ka plagosur 27-vjeçarin Alfred Marku.
Pas ngjarjes ai është arratisur, teksa policia kishte ngritur pika kontrolli dhe ka arritur ta arrestojë.


