Ditën e sotme u caktua dita për seancën gjyqësore nëpërmjet të cilës pritet të njihet me masën e sigurisë adoleshenti, i cili dyshohet se vrau me thikë Martin Canin.
Burimet bëjnë me dije se seanca ndaj Përlleshit do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 9.00
Sakaq ju kujtojmë se ditën e sotme dy jurist të njohur referuar ligjit, zbuluan se Mario Përlleshi rrezikon të kryejë afro 17 vitë burg ose burgim të përjetshëm, kjo varet nga provat që do sigurojë Prokuroria.
M.P. ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari.
Sipas informacioneve, masa pritet t’i komunikohet në spital.
LEXO EDHE:
Humbja e Martin Canit/ Avdyli: Të bëhet pajtim mes familjeve përpara se të jetë vonë

