Ka lënë ambientet e spitalit privat në Tiranë, ku merrte trajtim për plagët që kishte marrë në dorë, autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit Martin Cani.
Mësohet se ai është arrestuar nga policia dhe është dërguar në paraburgim. Burimet bëjnë me dije se i mituri do të dalë nesër (22 nëntor) përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Një zyrtar i Policisë së Shtetit tha dje në Top Story se autori i dyshuar nuk ka shfaqur pendesë dhe ka qenë i acaruar kur është marrë në pyetje dje nga prokurorja, në ambientet e spitalit.
Kjo tha ai lë të hapur konfliktin mes dy familjeve të autorit dhe të viktimës, pasi të dyja janë me origjinë nga Veriu i vendit.


