Një ngjarje e papritur ka ndodhur së fundmi në qytetin e Shkodrës ku një i mitur thuhet se është larguar nga shtëpia e fëmijës.
Rasti në fjalë u mësua pasi përgjegjësja e Shtëpisë së Fëmijës bëri kallëzim në polici.
16-vjeçari rezulton i humbur prej ditës së djeshme.
Në njoftimin e uniformave blu theksohet se po punohet për gjetjen e adoleshentit.
“Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja me iniciale M. B., 38 vjeçe, me detyrë përgjegjëse në Shtëpinë e Fëmijës, se me datë 10.03.2025, është larguar nga kjo qendër, 16-vjeçar. Punohet për gjetjen e të miturit“, thuhet në njoftimin e policisë.


