TIRANË– Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë ndër çiftet më të përfolur në shoëbizzin shqiptar, ndërsa që prej daljes së tyre prej Big Brother kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Pavarësisht thashethemeve, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Pak ditë më parë qarkulluan disa zëra se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes, vetëm prej faktit se ata nuk ndiqnin njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Sot ata janë shfaqur sërish bashkë. Ku në një foto që bashkëpunëtori i tyre Mirsal Hajdarmataj ka publikuar me reperi Mc Cresha, në sfond duket çifti të buzëqeshur me njëri-tjetrin./Radar.al



