Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat

    Mbi 715 mijë të evakuuar dhe 350 fluturime të anuluara, tajfuni “Noul” godet Kinën dhe Hong Kongun

    Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca (DETAJET)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “I hedhim në kosh e i pimë në ujë”/ Alarm për mbetjet farmaceutike që po ndotin mjedisin dhe shëndetin publik

    November 5, 2025
    Raporti i KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë, ilaçe të skaduara dhe...

    Mbetjet farmaceutike të gjeneruara nga familjet shqiptare janë kthyer në një problem serioz mjedisor dhe shëndetësor, për të cilin mungon çdo kuadër ligjor dhe strategji menaxhimi. Në mungesë të një sistemi të dedikuar për mbledhjen e tyre, qytetarët i hedhin barnat e skaduara ose të papërdorura bashkë me mbetjet urbane – ose në tualete – duke i rikthyer në mjedis përmes ujërave, tokës dhe ushqimit.

    Sipas një studimi të Rec Albania, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zhvilluar në Tiranë me 175 të anketuar, rezulton se 92% e qytetarëve i hedhin mbetjet farmaceutike në koshat e zakonshëm të plehrave, ndërsa pjesa tjetër në tualet. Vetëm një pjesë e vogël janë të vetëdijshëm për rrezikun që mbart kjo praktikë.

    “Një nga aspektet ende të patrajtuara, si në legjislacionin shqiptar ashtu edhe në praktikën e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme, është trajtimi i mbetjeve farmaceutike që gjenerohen në familje. Në ujërat e lumenjve tanë gjenden gjurmë të vitaminave, ibuprofenit dhe antibiotikëve, në përqindje të lidhur ngushtë me sasitë që shiten në farmaci,” – shpjegon Mihallaq Qirjo, ambientalist pranë Rec Albania.

    Në fakt, këto mbetje përfshijnë jo vetëm suplemente, antibiotikë dhe vitamina, por edhe medikamente citostatike – barna që përdoren për trajtimin e pacientëve me tumore, të cilët shpesh marrin trajtim në banesë. Edhe pse sasia e tyre mund të duket e vogël, rrezikshmëria mjedisore dhe biologjike është e lartë, pasi përbërjet kimike mund të ndikojnë në gjallesat ujore, tokën dhe zinxhirin ushqimor.

    Ekspertët theksojnë se mënyra aktuale e trajtimit të këtyre mbetjeve – hedhja në landfille apo në kanalizime – përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për mjedisin dhe shëndetin publik.
    “Farmacitë nuk janë të lejuara të tërheqin barnat e skaduara që i kanë shitur më parë pacientëve, pasi mungon një bazë ligjore që ta parashikojë këtë proces,” – sqaron Dëfrim Goma, kryetar i Urdhrit të Farmacistëve, raporton TCH.

    Sipas të dhënave të studimit, 51% e qytetarëve do të preferonin t’i kthenin barnat e papërdorura në farmaci nëse do të kishte një sistem të tillë, ndërsa pjesa tjetër presin që shteti të ndërmarrë një zgjidhje institucionale.

    Ndërkohë, për momentin, mbetjet farmaceutike vazhdojnë të ndotin ujërat, lumenjtë dhe tokën – duke na bërë të gjithë pjesë të problemit, siç paralajmërojnë ekspertët.

    alarm mbetjet farmaceutike mjedisi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat

    July 26, 2026

    Mbi 715 mijë të evakuuar dhe 350 fluturime të anuluara, tajfuni “Noul” godet Kinën dhe Hong Kongun

    July 26, 2026

    Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca (DETAJET)

    July 26, 2026

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.