Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë te “Plaza”

    Skandali në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e arkëtares Dana: Transporti i parave bëhej pa shoqërim nga kompania e sigurisë!

    Irani godet edhe Kuvajtin, sulme ndaj centraleve të energjisë dhe objekteve të naftës!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE

    April 10, 2026

    Sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi zyrtarisht të premten. Ky sistem vlen për qytetarët që nuk janë shtetas të bllokut evropian.

    EES-ja është sistem i digjital që zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta, kur hyjnë në zonën Shengen.

    Ky sistem regjistron të dhëna biometrike – gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës – si dhe të dhëna personale dhe të dhëna udhëtimi, me qëllim përmirësimin e sigurisë kufitare, zbulimin e atyre që tejkalojnë afatin e qëndrimit dhe parandalimin e vjedhjes së identitetit.

    Sistemi EES do të zbatohet për qytetarët që mbajnë pasaporta biometrike, pavarësisht nëse u duhet vizë për të hyrë në BE apo jo.

    Zbatimi i pjesshëm i këtij sistemi kishte filluar në tetor të vitit 2025.

    Për zyrtarët e Komisionit Evropian, ky është sistemi më modern në botë që ka treguar tashmë rezultate konkrete.

    “Me sistemin e hyrje-daljeve, ne po ndërtojmë sistemin kufitar më modern të IT-së në botë. Dhe tashmë po i shohim rezultatet në pesë muajt e fundit. Janë regjistruar më shumë se 45 milionë hyrje dhe dalje. Ka pasur më shumë se 24.000 refuzime hyrjeje, nga të cilat mbi 600 njerëz janë identifikuar si kërcënim për sigurinë e bllokut tonë. Pra, kjo tregon vërtet se po funksionon për qëllimin për të cilin u miratua fillimisht”, tha Arianna Podesta, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

    Megjithatë, disa shtete anëtare tashmë po përballen me probleme teknike.

    Belgjika, përveç Francës dhe Holandës, për shembull, e kishte njoftuar tashmë Komisionin Evropian se sistemi nuk do të ishte plotësisht funksional në të gjitha pikat kufitare deri në afatin e caktuar ligjor, përkatësisht më 10 prill.

    Këto vende janë përballur me radhë pasagjerësh në aeroporte në muajt e fundit, të cilat në disa raste kanë rezultuar në pritje prej disa orësh në pikat kufitare.

    Zëdhënësja e Podestes konfirmoi se Komisioni Evropian ka qenë në kontakt me vendet që përballen me probleme, duke ndarë praktikat më të mira nga ato shtete anëtare ku sistemi po funksionon shumë mirë.

    Zyrtarët kompetentë të Komisionit Evropian pohojnë se duhen mesatarisht 70 sekonda për të regjistruar një hyrje ose dalje.

    Megjithatë, lejohet fleksibilitet për të siguruar rrjedhën e qetë të kufijve, veçanërisht duke pasur parasysh sezonin e verës kur pritet lëvizje e shtuar.

    Ky fleksibilitet do të jetë i mundur vetëm gjatë muajve të pushimeve verore.

    “Rregullat u lejojnë shteteve anëtare të pezullojnë regjistrimin e të dhënave biometrike, në një farë mënyre për të pezulluar pjesërisht funksionimin e EES, në rast të kohës së tepërt të pritjes. Kjo mundësi ekziston deri në shtator, duke mbuluar kështu periudhën e verës kur mund të pritet rritje e trafikut”, tha Podesta.

    Sistemi EES shihet si një mënyrë për të siguruar sigurinë e kufijve të BE-së.

    Udhëtarët që qëndrojnë më gjatë se afati i lejuar i qëndrimit të tyre në BE (90 ditë në një periudhë 180-ditore) konsiderohen se qëndrojnë jashtëligjshëm në Zonën Shengen dhe do t’iu nënshtrohen një procedure kthimi.

    Sipas rregullores së Komisionit Evropian, vendimet për kthim në raste të caktuara do të shoqërohen me një ndalim hyrjeje (kur nuk është dhënë një periudhë për largim vullnetar ose kur detyrimi për t’u kthyer nuk është përmbushur), ndërsa në raste të tjera mund të vendoset edhe një ndalim hyrjeje.

    Si ndalimet e hyrjes ashtu edhe vendimet e kthimit do të regjistrohen në sistemin EES.

    Kohëzgjatja e ndalimit të hyrjes do të përcaktohet duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse të rastit individual dhe, si rregull, nuk do të kalojë pesë vjet.

    Nëse personi ndaj të cilit zbatohet ndalimi përpiqet të kalojë përsëri kufirin Shengen, hyrja do t’i refuzohet në kufi dhe të dhënat e refuzimit do të regjistrohen në sistem.

    Në raste të caktuara, parashikohet edhe mundësia e pavlefshmërisë së pasaportës pas përpjekjes për hyrje./REL

    BE rregullat e reja të udhëtimit në BE Sistemi i ri i hyrje-daljeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë te “Plaza”

    July 18, 2026

    Skandali në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e arkëtares Dana: Transporti i parave bëhej pa shoqërim nga kompania e sigurisë!

    July 18, 2026

    Irani godet edhe Kuvajtin, sulme ndaj centraleve të energjisë dhe objekteve të naftës!

    July 18, 2026

    Vjedhja e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e një prej arkëtareve

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.