Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

    February 23, 2026

    Hungaria do ta bllokojë paketën e ardhshme të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Rusisë, tha ministri i Jashtëm hungarez të dielën.

    Hungaria është duke bërë përpjekje ta shtyjë Ukrainën ta rifillojë rrjedhën e naftës ruse përmes një tubacioni që furnizon rafineritë hungareze.

    Dërgesat e naftës ruse për në Hungari dhe Sllovaki përmes tubacionit Druzhba u ndërprenë më 27 janari, kur Kievi tha se një sulm me dronë rusë goditi pajisjet e tubacionit në Ukrainën Perëndimore.

    Sllovakia dhe Hungaria thonë se është Ukraina përgjegjëse për ndërprerjen e gjatë të furnizimit. BE-ja është duke e përgatitur paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

    Derisa bisedimet po vazhdojnë, shumë vende anëtare dëshirojnë që paketa të miratohet në kohë për përvjetorin e katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, të martën. “Në Këshillin e Punëve të Jashtme nesër, BE-ja synon ta miratojë paketën e 20-të të sanksioneve. Hungaria do ta bllokojë atë”, tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në platformën X.

    “Derisa Ukraina ta lejojë kalimin e naftës për Hungarinë dhe Sllovakinë përmes tubacionit Druzhba, ne nuk do të lejojmë që vendimet e rëndësishme për Kievin të ecin përpara”, shtoi Szijjarto në postim.

    Thellimi i mosmarrëveshjeve
    Kjo çështje ka shkaktuar një nga mosmarrëveshjet më të ashpra midis Ukrainës dhe fqinjëve të saj, Hungarisë dhe Sllovakisë.

    Të dy vendet janë anëtare të BE-së dhe NATO-s, por liderët e tyre kanë sfiduar njëzëshmërinë kryesisht proukrainase në Evropë për të krijuar marrëdhënie të ngrohta me Moskën.

    Të premten, Szijjarto tha se Hungaria do të bllokojë një hua 90 miliardë euro të BE-së për Ukrainën për të financuar mbrojtjen kundër Rusisë deri në çastin kur rifillojnë dërgesat e naftës përmes Druzhba.

    BE-ja duhet të ndryshojë ligjin e buxhetit për t’ia lëshuar huan Kievit – një hap që kërkon mbështetje unanime.

    Hungaria dhe Sllovakia gjithashtu kanë kërcënuar se do ta ndalojnë furnizimin me energji elektrike për Ukrainën për shkak të kësaj çështjeje.

    Ministria e Jashtme e Ukrainës dënoi të shtunën ato që i përshkroi si “ultimatume dhe shantazhe” nga qeveritë hungareze dhe sllovake./REL

    Hungaria Rusi Sllovaki
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.