Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka ndarë një mesazh prekës pas aksidentit tragjik në Lezhë ku humbën jetën dy bashkëshortët nga Pula Petrit dhe Elona Florini.
53-vjeçari Petrit Florini ishte efektiv policie, ndërsa bashkëshortja e tij, mësuese.
“Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humben jeten tragjikisht ne nje aksident ne Lezhe! Nje ngjarje tronditese per te gjithe ne!😢😢😢
U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona!🙏”, shkruan Ndreu.

Nga aksidenti mbetën të plagosur nëna me dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.


