TIRANË– Ka humbur jetën një shtetas 58-vjeçar në rrugën “Dërvish Luzha” në Tiranë. Nga njoftimi i policisë mësohet se punëtori ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim e sipër ku po punonte. Shtetasi K.L., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


