TIRANË– Kanë përfunduar homazhet për ish-deputetin demokrat Gerti Bogdani, i cili dje në mënyrë të beftë humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Me praninë e familjarëve, miqve dhe kolegëve politikanë ai po përcillet për në banesën e fundit. Homazhet u mbajtën në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë nga ora 10:00 deri afro orës 13:00 dhe varrimi do të bëhet në varrezat e Sharrës sipas njoftimit të familjes.
Figura dhe personaliteti i tij, u nderua nga një numër i madh njerëzish, miq, kolegë e të afërm.
Vdekja e Bogdanit ka ngjallur reagime të shumta keqardhjeje nga të dy palët politike në vend, si dhe nga zyrtarë të Kosovës.

Në shenjë solidariteti Partia Demokratike njoftoi dje se do të shpallë dy ditë zie në nderim të Bogdanit dhe do të pezullojë të gjithë aktivitetet politike.Gjithashtu një mesazh prekës u publikua edhe nga bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, e cila shprehu dhimbjen e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bogdanit, duke thënë se do ta ketë të vështirë të jetojë pas vdekjes së tij./Radar.al
LEXO EDHE: VDES NGA ARRESTI KARDIAK, ISH-DEPUTETI I PD, GERTI BOGDANI
Kryeministri për punë në Bruksel/ Linda Rama kryen homazhe për Gerti Bogdanin (FOTO)
Begaj homazhe në nder të Gerti Bogdanit: Njeri me vlera të jashtëzakonshme morale dhe politike
Meta nga homazhet për Gerti Bogdanin: E paimagjinueshme që sot do t’i jepnim lamtumirën e fundit
“Do e kujtoj gjithmonë buzëqeshjen e tij të ëmbël”, Topalli mes lotësh: Gerti ishte i veçantë