Mendimi është i Above Space (dikur Asambleja Orbitale) dhe hoteli do të ‘notojë’ mbi atmosferën e Tokës. Ky nuk është as për astronautët, hoteli është rreptësisht për njerëzit e zakonshëm (me para) që duan të shënojnë edhe hapësirën në listën e tyre tw destinacioneve turistike. I ndërtuar për të akomoduar 28 persona, hoteli do të ofrojë një eksperiencë krejtësisht të re.
Ndryshe nga stacionet aktuale hapësinore për astronautët, hoteli Above Space do të ketë gravitetin e simuluar. Dhe me cilësime të ndryshme, të ftuarit do të jenë në gjendje të zgjedhin se sa gravitacion duan të përjetojnë gjatë qëndrimit të tyre.
Above Space ende nuk ka zbuluar se sa do të kushtojë, por duke marrë parasysh normën e funksionimit me Virgin Galactic (450,000 dollarë) dhe SpaceX (e fundit e përmendur në 55 milionë dollarë), mund të hamendësojmë se nuk do të jetë i lirë.