Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë paraditen e 4 dhjetorit në homazhet në nder të Arben Tafaj, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 64 vjeçare.
“Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor. Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent.
Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.
Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj.
I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj.
Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij”, tha Berisha.



