BOLZANO– Një shtetas shqiptar është arrestuar pranë një qendre tregtare për një kontroll rutinë, por ky ndalim nga ana e policisë e ka bërë nervoz atë. Ndërkohë që ai nuk ka mundur të justifikojë as praninë e tij në Bolzano ka ngritur dyshimet te efektivët e policisë.
Gjithashtu i riu ka rezultuar dhe me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa nuk është bërë ende i ditur identiteti dhe mosha e tij.
Ai u ka është shprehur para policisë italiane se do vizitonte prindërit, por nuk ishte bindës me deklaratën e tij. Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të makinës, policia kuptoi se sediljet ishin spërkatur me parfum, një truk ky i përdorur për ngatërruar hundën e qenve që nuhasin drogën.
Teksa kanë kontrolluar bagazhin, oficerët gjetën një objekt metalik të zgjatur të fshehur nën tapiceri të makinës, i cili më vonë doli të ishte një “çelës” i vërtetë, i cili, i futur në një vrimë të vogël në një pjesë anësore, aktivizoi një pajisje mekanike që jepte akses për në një hapësirë të fshehtë.
Efektivët dalluan dy pako droge, të cilat kur iu nënshtruan analizave paraprake, rezultuan se ishin kokainë, me peshë afërsisht 1.6 kg dhe vlerë tregu mbi 50 mijë euro, shkrujanë mediat italiane. /Radar.al


