Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    UNICEF: Dy shoferë të cisternave të ujit vri*en në Gaza gjatë shpërndarjes së ndihmave

    Manastirliu takon banorët e pallatit të djegur në Tiranë: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja, Azerbajxhani dhe Armenia bëjnë paqe në Shtetin e Bardhë

    August 9, 2025

    Në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit nënshkruan të premten një marrëveshje historike që synon t’i japë fund konfliktit disadekadësh mes dy vendeve. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump, përfshin rihapjen e korridoreve kryesore të transportit dhe krijimin e ashtuquajturës “Rruga Trump për Paqe dhe Mirëqenie Ndërkombëtare”.

    Presidenti Trump e konsideroi nder të madh emërimin e rrugës në emrin e tij, megjithëse shtoi se nuk e kishte kërkuar vetë këtë. Një zyrtar i lartë amerikan bëri me dije se propozimi për emrin erdhi nga pala armene.

    Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, e përshkroi momentin si një “hap të rëndësishëm drejt një historie më të mirë se ajo e së kaluarës”, ndërsa presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, vlerësoi se korridori transit do të hapë mundësi lidhjeje për shumë vende dhe do të shërbejë si një rrugë drejt një partneriteti strategjik.

    Të dy liderët falënderuan Trump-in dhe ekipin e tij, duke u bashkuar me shumë zyrtarë të huaj që mendojnë se presidenti amerikan meriton Çmimin Nobel për Paqe. Aliyev theksoi se Trump “e bëri një mrekulli brenda gjashtë muajve”.

    Konflikti ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili zgjati rreth 35 vjet, ka qenë shkak i dy luftërave të mëdha pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Marrëveshja e re synon normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë edhe lidhjen e Azerbajxhanit me enklavën e Nakhçivanit, e cila më parë ishte e ndarë nga territori armen dhe kishte bllokuar bisedimet.

    Radar.al

    aliev Armenia Azerbajxhan Shtëpia e Bardhë Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    UNICEF: Dy shoferë të cisternave të ujit vri*en në Gaza gjatë shpërndarjes së ndihmave

    April 18, 2026

    Manastirliu takon banorët e pallatit të djegur në Tiranë: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

    April 18, 2026

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    April 18, 2026

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.