Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Historia e veçantë e balerinit të famshëm shqiptar: Prindërit mendonin se po kthehesha në femër

    October 3, 2024
    Historia e veçantë e balerinit të famshëm shqiptar: Prindërit mendonin se po kthehesha në femër

    Balerini i njohur me origjinë shqiptare, Angelin Preljocaj rrëfeu në “Top Story” mbi rrugëtimin e tij në karrierë si një kërcimtar.

    Përgjatë dëshmisë së tij ai tregon vështirësitë që  kishte me prindërit e tij dhe kritikat që ka pasur për stilin e tij të kërcimit.

    Madje përgjatë fjalës së tij ai thotë se prindërit e tij mendonin se ai do kthehej në femër.

    “Vajza që më dha revistën? Nuk ishte e dashura, ishte një vajzë e re që e lakmonin shumë djem të shkollës dhe unë isha i inflikuar nga fakti që ajo vallëzonte, kërcente dhe e pyeta: ‘Çfarë është vallëzimi?’. Ajo më dha hua një libër, e mora, e lexova dhe gjeta këtë fotografi të Rudolf Nureyev të varur në një kovë, me një fytyrë të ndriçuar, me një bukuri jo narcisike, por me një bukuri të brendshme që rrezatonte diçka si një diamant, që dilte nga brendësia. I thashë vetes: ‘Ç’është ky art që mund ta bëjë një njeri kaq të bukur? Kaq rrezatues? Kaq të fortë?’. Kur ja ktheva librin shoqes time, e pyeta se ku kërcente dhe ajo më tha: ‘Eja një ditë. Profesorët e mi do të jenë shumë të kënaqur nëse ti vjen’. Në atë kohë unë bëja xhudo. Me pantallonat e mia të bardha të kimonos, me një bluzë të bardhë vajta në mësimin e parë të kërcimit dhe ishte si një zbulim i madh.

    Mamaja? Në fakt ajo bëri një lloj hetimi, një lloj anketimi. Nëna ime është një njeri i thjeshtë, por nuk kishte kulturë, nuk dinte të lexonte, sepse nuk kishte shkuar në shkollë dhe ajo ishte e hapur ndaj kësaj çështjeje, për një burrë valltar, por donte të dinte: ‘Çfarë mendoni ju? Djali im do të bëhet balerin” dhe të gjitha koleget e uzinës i thanë: ‘Jo, është diçka e çuditshme. I bën burrat si gra’. Pra kishte shumë klishe për vallëzimin, sikur vallëzimi të ishte për vajza e jo për djem. Ajo donte më të mirën për mua dhe kur dëgjoi që kjo gjë do më kthente në sensin e kundërt, ajo kundërshtoi. I gjithë vijimi ishte një betejë kundër familjes time që ishte kundër baletit, por edhe kundër gjithë lagjes ku unë banoja. Edhe djemtë e moshës time kishin të njëjtat klishe. Talleshin me mua sepse bëja balet. Kjo mund të më shkatërronte, por kjo më forcoi dhe më bindi se duhet të vazhdoja baletin.

    Prindërve të mi iu desh një farë kohe për të ardhur në shfaqen time. Ishte në vitet ’87-’88. Isha 30 vjeç ndoshta në atë kohë.

    Besoj se ata nuk e kuptonin mirë se çfarë bëja, por ishin të çuditur nga reagimi i publikut dhe fillonin të më shikonin nëpër gazeta, në televizor. Kur shkonin te doktori për t’u vizituar, ai i pyeste: ‘Preljocaj? Jeni të lidhur me koreografin?’. Kjo u ngriti kokën atyre dhe e kuptuan prej të tjerët. Të tjerët ishin si një pasqyrë për prindërit e mi. Por ata nuk ishin të aftë të masnin intensitetin, veçantinë e asaj që po ndodhte.

    Ju flisni për mua si kërcimtar, por në krijimin e këtij burri nuk vlerësohet si diçka e jashtëzakonshme. Madje shpesh denoncohet në baletin tim, dasma p.sh. është një lloj akuze, duke thënë: ‘Çfarë i bëni grave?’. Nuk është një odë për mashkullaritetin, por është një vështrim për botën, për shoqërinë, një vështrim për traditat dhe përpiqem të kuptoj çfarë ndodh realisht. Ajo që bëjnë burrat ndonjëherë është zhgënjyese dhe baleti duhet të jetë i aftë që ta përmendë këtë”, thotë Preljocaj.

     

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    June 5, 2026

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    June 5, 2026

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.