Ditën e sotme u mësua se Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme.
Nëpërmjet kësaj kërkese mësohet se PD kërkon informacion në lidhje me hetimet e nisura për krimet zgjedhore nga ana e SPAK, në kuadër të fushatës zgjedhore paralamentare të 11 majit.
PD-ja ka kërkuar informacion se sa hetime kanë nisur si rrjedhojë e iniciativës së SPAK dhe sa kanë ardhur si rrjedhojë e denoncimeve/ kallëzimeve?



