Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria kërkon sqarime nga AKU: Pse zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?

    May 26, 2026

    TIRANË– Në kuadër të hetimeve për helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë të dytë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke kërkuar informacion të detajuar mbi arsyet e vendimit për zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “Sori-al”, pasi më herët ishte marrë masa e bllokimit të tij.

    Organi i akuzës kërkon të sqarojë procedurat dhe motivet që çuan në heqjen e bllokimit administrativ. Prokuroria ka sekuestruar edhe kartelat e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, të cilat më pas i janë deleguar për ekspertim Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), për verifikime të mëtejshme.

    Zhbllokimi i aktivitetit

    Sipas AKU-së, janë marrë mostra për higjienën ambientale dhe pajisjet e punës në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, si dhe në kuzhinën e Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë.

    Analizat janë kryer në laboratorin e Referencës ISUV dhe rezultatet kanë dalë brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.

    Pas këtyre rezultateve, AKU zhvilloi inspektime në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe në Garnizonin e Forcave të Armatosura. Në përfundim të procedurës, AKU vendosi zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “SORI-AL”.

    Gjithashtu, subjektit i është kërkuar të kryejë analiza autokontrolli për produktet e gatshme në ambientet e Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të legjislacionit në fuqi./Radar.al

    AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Prokuroria e Tiranës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    July 28, 2026

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    July 28, 2026

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.