Hansi Flik kishte planifikuar një seancë stërvitore të premten në orën 12:30 në “Barcelona Sports City”. Por, në fund, trajnerit të Barçës i është dashur të ndryshojë planet e tij fillestare.
Trajneri gjerman ka thirrur vetëm disa lojtarë në qendrën stërvitore të klubit, pasi ekspedita kishte probleme me kthimin nga Valencia dhe nuk mbërriti në Barcelonë praktikisht deri në orët e para të mëngjesit.
Barcelona kishte planifikuar të udhëtonte me avion nga Valencia, por kjo u bë e pamundur për shkak të mjegullës./PanoramaSport