Një operacion i madh i Guardia di Finanza, i koordinuar nga Prokuroria e Milanos, ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale të armatosur me degëzime ndërkombëtare, që kishte lidhje me ‘Ndrangheta-n kalabreze dhe një grup me bazë në Shqipëri.
Në total, 15 persona janë arrestuar – 12 në burg dhe 3 në arrest shtëpie – pas një hetimi që zbuloi një rrjet trafiku kokainë me vlerë mbi 18 milionë euro, i cili operonte mes Lombardisë, Kalabrisë dhe Shqipërisë.
Sipas Prokurorit Marcello Viola, organizata përdorte sisteme të koduara komunikimi dhe kanale të fshehta pagesash përmes sistemit informal “fei ch’ien”, për të organizuar importet nga Amerika e Jugut drejt Europës.
Hetimet, të mbështetura nga Europol dhe Urdhri Evropian i Hetimit, zbuluan struktura të mirëorganizuara me “interesa ndërsektoriale” dhe anëtarë me profil kriminal të lartë, të lidhur me rrjete të tjera të trafikut ndërkombëtar.
Operacionet vijojnë ende në Milano, Pavia dhe Reggio Calabria, ku po kryhen kontrolle dhe kërkime me ndihmën e njësive speciale të qenve antidrogë dhe antarmë.


