TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas për dhunë dhe kanosje të familjarëve. Bazuar në njoftimin e policisë, bëhet fjalë për një 45-vjeçar të identifikuar si H.B.,i cili është vënë në pranga pasi dyshohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur.
Ndërkohë është arrestuar gjithashtu edhe një 23-vjeçar pasi raportohet se në në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë./Radar.al


