Burgjet e vendit janë vënë në gatishmëri të lartë pas kapjes së dronit në burgun e Burrelit.
Për këtë arsye nga sot janë rritur masat e sigurisë në të gjitha burgjet në vend.
Ndër masat e marra janë shtim patrullimi regjim i jashtëm dhe brenda në të gjitha institucionet e sigurisë.
Po ashtu, po shfrytëzohen të gjitha pajisjet inteligjente dhe sistemi që kanë burgjet dhe është shtuar vëmendja për mënyrën se si operojnë mjetet operuese.
Kujtojmë se një ditë më parë u tentua futja e një droni në burgun e Burrelit, dhe sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nuk u gjetën sende të paligjshme.
Por tha se kishim të bënin me një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë.


