Shorti i hedhur në Uashington për Kupën e Botës 2026 ka rezervuar skenarë dramatikë për disa kombëtare dhe rrugë dukshëm më të lehta për të tjera. Shqipëria, nëse kalon dy sfidat e play off-it në mars, do të pozicionohet në Grupin F, përballë Holandës, Japonisë dhe Tunizisë.
Kuqezinjtë kanë një histori aspak të favorshme me “tulipanët”: 4 ndeshje, 4 humbje. I vetmi gol shqiptar ndaj Holandës mban firmën e Debatik Currit në përballjen e vitit 2006 (2–1), nën drejtimin e të ndjerit Oto Bariç.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e shoqëroi ceremoninë me deklarata madhështore:
“Kupa e Botës 2026 do të jetë ngjarja më e madhe që njerëzimi ka parë ndonjëherë. 7 milionë tifozë në stadiume dhe 6 miliardë para ekranit.”
Një moment i veçantë ishte dhënia e Çmimit për Paqen të FIFA-s presidentit amerikan Donald Trump. Ai u shpreh:
“Ky është një nga vlerësimet më të mëdha të jetës sime. Bota sot është më e sigurt.”
Çfarë solli shorti?
Grupi i Ferrit – Grupi I
Franca, Senegali, Norvegjia dhe fituesja e play off-it interkontinental (Bolivia/Surinami/Irak). Një grup i pamëshirshëm.
Shqipëria – nëse kualifikohet
Grupi F: Holanda, Japonia, Tunizia.
Kosova – nëse kualifikohet
Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai.
Brazili
Grupi B: Maroku, Skocia, Hait.
Argjentina – Kampionët e botës
Grupi J: Algjeri, Austri, Jordani.
Gjermania
Grupi E: Ekuadori, Bregu i Fildishtë, Kurasao.
Italia – nëse kualifikohet
Grupi C: Kanada, Zvicër, Katar.
Spanja – Kampionët e Europës
Grupi G: Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër.
Anglia
Grupi L: Kroacia, Panama, Gana.
GRUPET
Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti
Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao
Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re
Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër
Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani
Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)
Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana
VAZOT
Vazo 1
SHBA
Meksikë
Kanada
Spanjë
Argjentinë
Francë
Angli
Brazil
Portugali
Holandë
Belgjikë
Gjermani
Vazo 2
Kroaci
Marok
Kolumbi
Uruguai
Zvicër
Japoni
Senegal
Iran
Kore e Jugut
Ekuador
Austri
Australi
Vazo 3
Norvegji
Panama
Egjipt
Algjeri
Skoci
Paraguai
Tunizi
Bregu i Fildishtë
Uzbekistan
Katari
Arabi Saudite
Afrikë e Jugut
Vazo 4
Jordani
Kepi i Gjelbër
Gana
Kurasao
Haiti
Zelandë e Re
Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos)
Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)


