Granit Xhaka mesa duket e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme me kampionët e Bajern Leverkusen.
Mesfushori shqiptar, ka shënuar golin e parë të këtij edicioni në kampionat për “aspirinat”.
Xhaka tundi rrjetën në minutën e 12-të, në duelin ndaj Borusia Mynshengladbah, duke iu dhuruar avantazhin kampionëve në fuqi të Bundesligës.
Një gol me të vërtetë spektakolar, nga ana e mesfushorit, që me të majtën nga një distancë e konsiderueshme nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndësh.
Por Xhaka ka zgjedhur të mos festojë, për shkak se në të kaluarën ka qenë pjesë e Mynshengladbah.


