Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles, hajdutët hynë në shtëpi me forcë

    June 27, 2025
    Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles, hajdutët hynë në shtëpi me forcë

    SHBA-Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur, ku sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një dritareje dhe e grabitën.

    Ndërkohë policia nuk konfirmoi që shtëpia i përkiste aktorit fitues të çmimit Oscar, por adresa përputhej me atë të banesës që Brad Pitt bleu në vitin 2023.

    Autoritetet thanë se të dyshuarit ikën me sende të vjedhura, megjithëse nuk është e qartë se çfarë është marrë. Aktori nuk ishte në shtëpi në kohën e grabitjes, raportuan mediat amerikane. Pitt ishte në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të kësaj jave për premierën në Londër të filmit të tij të ri F1, i cili do të dalë të premten. Ai u shoqërua nga ylli i Hollivudit Tom Cruise dhe Leëis Hamilton, i cili ka shtatë tituj kampionë botërorë në Formula 1.

    Autoritetet thanë se vjedhja ndodhi rreth orës lokale 22:30 të mërkurën. Policia e Los Anxhelosit nuk e konfirmoi vlerën e sendeve të vjedhura. Shtëpia e madhe me tre dhoma gjumi ndodhet pak jashtë Griffith Park, është e rrethuar nga një gardh i madh dhe gjelbërim që e mbron shtëpinë nga sytë e publikut.

    Grabitja vjen pas raportimeve të tjera në qytet që kanë shënjestruar personazhe të tjerë të famshëm, përfshirë Nicole Kidman dhe Keith Urban.

    Muajin e kaluar, një burrë u arrestua gjithashtu me akuza për përndjekje dhe vandalizëm, pasi dyshohet se përplasi automjetin e tij në portën e shtëpisë së ish-gruas së Pitt, Jennifer Aniston./BBC/Radar.al 

    Brad Pitt los angeles Oscar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    June 7, 2026

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    June 7, 2026

    Elbasani i jep lamtumirën e fundit Fatjon Bunjakut, homazhe prekëse për futbollistin

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.