Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Goli spektakolar i Bajramit/ Silvinjo zbulon reagimin e tij: Po pija ujë

    September 12, 2024
    Goli spektakolar i Bajramit/ Silivinjo zbulon reagimin e tij: Po pija ujë

    Përballja Itali-Shqipëri u bë “histori” nëpër media e portale, ku ylli i Kombëtares, Bajrami shënoi gol në sekondqat e para të ndeshjes.

    Por mesa duket trajneri i Kombëtares nuk ka arritur ta shijojë supergolin e Bajramit.

    “Kisha marrë një gotë ujë, sapo kishte filluar ndeshja dhe nuk e pashë dot golin e Bajramit”, kështu është shprehur trajneri Silvinjo lidhur me momentin më epik të ndeshjes Shqipëri-Itali në Euro 2024.

    I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Silvinjo u shpreh dhe për momentin e tij më të vështirë dhe atë më bukur gjatë rrugëtimit të kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian.

    Pjesë nga intervista:

    Fevziu: Në Gjermani, cili është për ju vetë momenti më i vështirë që keni përjetuar?

    Silvinjo: Kur pashë Italinë që përmbysi rezultatin e ndeshjes në harkun e 5 minutave.

    Fevziu: Në 5 minuta, ky paska qenë momenti…

    Silvinjo: Po në 5 minuta.

    Fevziu: Nuk mund të bëje dot asgjë…

    Silvinjo: Jo sepse Italia është një skuadër që më pas mbyllet, izolohet në terheqje, janë mësuar me kampionate europiane, botërore të fitojnë, jo vetëm të marrin pjesë. Aty gjysma e skuadrës ka fituar titull kampion në Serie A, thuajse e gjitha tre vjet më parë.

    Fevziu: Cili ishte reagimi juaj kur patë golin e Bajramit?

    Silvinjo: Nuk e pashë!

    Fevziu: Nuk e patë?

    Silvinjo: Kisha marrë një gotë ujë, sapo kishte filluar ndeshja… Ndjesë Blendi, por nuk e pashë.

    Fevziu: Nuk e patë?

    Silvinjo: Po e pashë më pas, kisha marrë ujin, kur ishte Pablo, Ervin Bulku dhe thirrën gol, gol dhe unë nuk e pashë dot…

    Fevziu: Nuk e keni parë një video virale të Francesco Tottit që thotë pa filluar ndeshja…

    Silvinjo: Jo!

    Fevziu: Shikojeni pak çfarë goli ka bërë?

    Silvinjo: Po, shumë i shpejtë, po po !

    Fevziu: E pabesueshme! Ia vlejti se e ngriti në këmbë, e ndezi të gjithë stadiumin…

    Silvinjo: Patjetër, një përvojë e jashtëzakonshme…

    Fevziu: Po momenti më i bukur, që ju dhuroi më shumë kënaqësi të themi, cili ka qenë?

    Silvinjo: Ndeshja me Kroacinë. Midis nesh, ne e shohim ndeshjen qetësisht…

    Fevziu: Me Kroacinë, gjithmonë sipas meje se nuk jam specialist, por mendoj se mund ta mbyllin ndeshjen që me pjesën e parë apo jo. Ku gabuam?

    Silvinjo: Dukej se ndeshja ishte e mbyllur, por ata e përmbysëm rezultatin, deri në fund barazuam, por u luajt e gjithë ndeshja prej 90 minutash, jam dakord me këtë, për fitore.

     

    Goli i Bajramit Silivinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.