Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Gjyqi për sulmin në Banjskë. Prokuroria propozon dy raporte amerikane si prova

    February 19, 2026

    KOSOVË – Në seancën e së enjtes në Gjykata Themelore në Prishtinë, prokurori i shtetit, Naim Abazi, ka propozuar administrimin e dy raporteve juridike ndërkombëtare nga SHBA si pjesë e provave në gjyqin ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë.

    Sipas prokurorit, raportet përmbajnë të dhëna teknike të siguruara nga sistemet zyrtare të Google dhe Meta, të lidhura me llogarinë elektronike të të pandehurit Dushan Maksimoviq. Dokumentet përfshijnë të dhëna të abonentit, adresa IP nga Serbia, numrin e telefonit për rikuperim dhe aktivizimin e shërbimeve të lokacionit.

    Në raport përfshihen gjithashtu të dhëna nga Google Maps, YouTube dhe Android, lista e kontakteve të ruajtura – ku sipas Prokurorisë figurojnë persona të identifikuar në aktakuzë – si dhe materiale fotografike të ruajtura në Google Photos, ku shfaqen armë, municion dhe persona të tjerë të përfshirë në hetim.

    Prokurori Abazi theksoi se analiza e të dhënave tregon ekzistencën e një rrjeti komunikimi dhe ndërveprimi mes të akuzuarve, duke shtuar se provat janë siguruar në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Nga ana tjetër, avokati i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Ljubomir Pantoviç, kundërshtoi propozimin e Prokurorisë, duke deklaruar se aktakuza nuk vërteton lidhjen e drejtpërdrejtë të klientit të tij me shumicën e provave, përveç një rasti të gjurmëve të barutit në rrobat e tij. Sipas avokatit, pjesa tjetër e provave lidhet kryesisht me mënyrën e arrestimit të të pandehurit.

    Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e propozimeve të palëve për administrimin e provave.

    gjyqi Prokuroria prova
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.