TIRANË– Kryekomisioneri i Zgjedhjeve wshtw shprehur ditwn e sotme se pwrgatitjet për zgjedhjet në Tiranë më 9 nëntor janë ndërprerë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një dalje për mediat, Celibashi ka deklaruar se nëse përgatitjet për zgjedhjet do të vazhdonin, do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës.
Në fjalën e tij, Celibashi tha se do të vijojnë përgatitjet për zgjedhjet në 5 bashki të tjera më datë 9 nëntor.
“Në momentin kur GJK ka pezulluar atë pjesë për dekretin, është sikur ai dekret të mos ekzistojë përkohësisht. Do të ishim në thyerje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nëse KQZ, do të vazhdonte me procesin përgatitur të zgjedhjeve në Tiranë. Bazuar në urdhërimin e GJK, të gjitha institucionet, që vendimi i adresohet do të duhet ta respektojë. Kjo është e qartë. KQZ s’mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhen me zgjedhjet në Tiranës. Është çështje e kompetencës së GJK për të vendosur mbi ankim,in që është bërë nga Veliaj, në lidhje me vendimin e shkarkimit të tij. Do të vendosë GJK e pastaj do të shohim për më tej. KQZ s’është duke zhvilluar asnjë veprimtari që lidhet me zgjedhjet në Tiranë për më 9 nëntor, për shkak të urdhërimit të GJK. Është e sigurtë që do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik e Mat,” tha Celibashi.
Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Radar.al


