Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për publikimin e sponsorit privat të KPK

    July 18, 2024
    Pamela Qirko dhe Roland Ilia

    Pas një beteje 3-vjeçare për transparencë mes BIRN Albania dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin që detyron institucionin e vetingut që të bëjë publik emrin e sponsorit të vet privat.

    Gjykata e Lartë vendosi të mërkurën që të lërë në fuqi një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, që e detyron Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që të publikojë emrin e sponsorit privat që financoi një aktivitet të komisionerëve të vetingut në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë.

    Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Administrativ, e drejtuar nga relatori Sokol Sadushi dhe me anëtarë Sokol Ngresi dhe Gentian Medja.

    Ai i jep fund betejës 3-vjeçare të BIRN Albania me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili refuzonte në kundërshtim me ligjin “Për të drejtën e informimit” që të vinte në dispozicion emrin e kompanisë private që pagoi faturat e akomodimit dhe ushqimit për 12 komisionerët e KPK-së dhe tre anëtarët e stafit gjatë aktivitetit në Vlorë.

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi resortin luksoz “Marina Bay” në bregdetin e Vlorës si destinacion për të zhvilluar një analizë 4-vjeçare të punës në shtator të vitit 2021.

    Aktiviteti u zhvillua me 30 shtator, por 12 komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit u akomoduan në hotel për dy netë fjetje falë ‘bujarisë’ së një kompanie private që mbuloi shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e tjera të aktivitetit.

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues, i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim final rikthimin e besimit të publikut te drejtësia.

    Përgjatë mandatit të tij, qindra magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë anëtarët e KPK-së refuzuan t’i nënshtrohen të njëjtit standard.

    Saga gjyqësore për transparencë nisi me një kërkesë për të drejtë informimi të BIRN dhe një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit të 7 dhjetorit 2021, që e urdhëronte KPK-në të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes së sponsorizimit.

    KPK refuzoi ta zbatonte vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe e sfidoi atë në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku mori një vendim në favor. Në padinë e vet, Komisioni pretendoi se bërja publike e sponsorit do të cënonte sigurinë kombëtare, procesin e vetingut si dhe imazhin e KPK- së dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

    Vendimi i Shkallës së Parë u rrëzua si i pabazuar nga Apeli Administrativ që theksoi se respektimi i klauzolave konfidenciale kontraktore nuk duket se përbën kufizim të parashikuar në marrëveshjen e sponsorizimit, por është interpretuar më pas si i tillë nga Komisioni.

    Megjithëse vendimi i Apelit Administrativ është i formës së prerë, KPK refuzoi ta ekzekutonte dhe iu drejtua Gjykatës së Lartë me rekurs, por që u rrëzua të mërkurën si i pabazuar duke lënë në fuqi vendimarrjen për transparencë.

    Më parë, Komisioni kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimarrjes së Apelit Administrativ. Më 27 maj, Gjykata e Lartë i rrëzoi pretendimet për ekzistencën e një dëmi të menjëhershëm dhe të pariparueshëm që mund të passillte ezkekutimi vendimit të formës së prerë të Apelit, duke çmuar se ishin hipotetike dhe pa ndonjë argument ligjor./Reporter.al

    gjykata e larte KPK Pamela Qirko
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    April 30, 2026

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.