TIRANË– Vetëm disa ditë pasi morën masat më të lehta nga gjykata për dhunën brutale që i ushtruan Klea Prengës motrat Berisha tregojnë sesi u pritën nga miqtë dhe të afërmit pas gjithë kësja ngjarje.
Përmes shumë InstaStoryve, Antonela Berisha ka treguar dhjetëra buqeta me lule që kanë marrë pas vendimit të gjykatës.
Madje krahas çdo fotoje ajo tregon se kush është personi që ka sjellë buqetën me lule, si dhe pusullat e urimeve.
Një prej tyre bie një sy dhe siç e ka specifikuar edhe vet Antonela (duke mos fshirë emrin e dërguesit të buqetës), bëhet fjalë për një gazetar në Top Channel
Mbi një buqetë me lule dielli shkruhet: Mirë se u ktheve, bisha.
Krahas kësaj fotoje Antonela shkruan: Miku im i spektakleve.









