Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjobë 120 milionë lekë për spitale, zbulohet skema e Rejsi Farma për pagesa të dyfishta; gjykata rrëzon ekzekutimin privat

    March 18, 2026

    Kompania Rejsi Farma nuk ka mjaftuar vetëm me milionat që përfiton nga tenderat në shëndetësi, por ka nisur të vendosë gjoba ndaj spitaleve rajonale për të përfituar më shumë para publike nëpërmjet furnizimit me barna të listës së rimbursueshme.

    Sipas dokumenteve të siguruara, kompania ka tentuar të marrë pagesa dy herë për të njëjtat fatura, të cilat spitalet i kishin likuiduar në fund të çdo muaji, bazuar në konsumimin mujor të medikamenteve dhe akt-rakordimet përkatëse. Megjithatë, Rejsi Farma ka lëshuar fatura shtesë, duke injoruar pagesat e mëparshme.

    Përmes një vendimi të Gjykatës së Fierit, kompania ka tentuar edhe të ekzekutojë këto fatura me përmbarues privat, duke bllokuar fillimisht llogarinë bankare të Spitalit Rajonal të Fierit. Bëhet fjalë për periudhën mars–korrik 2025, ku Rejsi Farma ka lëshuar një faturë prej afro 120 milionë lekë të vjetra në mënyrë të dyshuar abuzive.

    Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor dhe Spitali Rajonal i Fierit kundërshtuan pagesën, duke paditur kompaninë në gjykatë dhe kërkuar pezullimin e vendimit fillestar dhe pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv për faturat e dyshuara. Të dy institucionet paraqitën në gjykatë faturat mujore të likuiduara si prova të pagesave të kryera.

    Në bazë të dokumentacionit të paraqitur, gjyqtari Aurel Arapi, në një seancë të zhvilluar në Tiranë në fillim të shkurtit, vendosi pezullimin e vendimit të Gjykatës së Fierit, duke bllokuar ekzekutimin privat të faturave. Ky vendim rrëzon përpjekjen e Rejsi Farmës për të përfituar dyfish para nga buxheti i shtetit, i destinuar për rimbursimin e barnave spitalore në rrethe.

    gjobe Gjykata spitale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.