Një përplasje e ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së “BBVA4”.
Dyshja në fjalë ,mësohet se është përfshirë në një bisedë me tone të larta, ku Egli shfaqet teksa shpreh zemërimin e saj duke i thënë Gjestit se si mund ta kishte përqafuar dhe të kishte bërë veprime që nënkuptojnë pëlqim, kur ai nuk kishte asnjë ndjenjë.
Ndërkohë Gjesti i shpjegon se veprimet i ka bërë se ka dashur ti bëj, por ia ka bërë të qartë që nuk kishte ndonjë ndjenjë të veçantë ndaj banores.
Teksa banorja i drejtohet artistit me tone të larta duke i thënë se për shkak të tij ajo është ofenduar si brenda ashtu dhe jashtë shtëpisë së “BBVA4”, ky i fundit ka befasuar me reagimin.
“Nuk kam faj unë për sëmundjet e tua”, i përgjigjet Gjesti.
View this post on Instagram


