Gjatë ditës së sotme nëpër rrjet u aludua se Gjesti para ca kohësh ka qenë i martuar.
Por sipas burimeve të ‘Prive’, thuhet se artisti nuk ka qenë asnjëherë i martuar.
Ai ka bashkëjetuar me vajzën e quajtur Diellza prej një kohe të gjatë, diçka që e ka pohuar dhe vetë.
“Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar 4 vjet. Ajo është nga Prishtina por nuk ka të bëjë botën e të famshmëve. Është përpjekur shumë për të mirën e Gjestit por ai ia ka kthyer shpesh me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar. Vetëm bashkëjetesë’, u shpreh burimi për Prive.al.
Mendohet se dyshja në fjalë ishin bashkë deri pak para hyrjes së Gjestit në sezonin e tretë të BBVK.
Pas grindjeve të vazhdueshme, gjërat mes tyre nuk kanë qenë krejtësisht të mbyllura në raportin mes tyre.


