Një deklaratë shokuese e bërë nga gazetarja Klotilda Harka në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, mund t’i thyejë zemrën Egli Takos, momentalisht banore e “BBVA4”.
Gazetarja reagoi për Gjestin ku nuk ngurroi të shprehë mendimin e saj mbi veprimet dhe sjelljen e tij, duke shkaktuar një bujë në rrjet.
Pak ditë më parë Gjesti iu drejtua Eglit se një tjetër grua po e pret jashtë dhe Klotilda e ka konfirmuar se Gjesti përpara se t hynte në ‘BBV’ ka qenë i martuar.
Pjesë nga biseda:
A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?
“Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin. Gjesti i tha: ‘Largohu se kam grua jashtë’. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”, tha ajo.


