TIRANË– Fitorja e Gjesit ka ngjallur komente pozitive dhe negative gjithashtu në raport me njerëzit që ai ka takuar në këtë udhëtim, që në të vërtetë e ka nisur prej vitit të kaluar në emisionin e ngjashëm që realizohet në Kosovë.
Ka qenë ish-partnerja e tij, Xheneta Fetahu ajo e cila ka reaguar ashpër sëfundmi.
Xheneta ka kërkuar që emri i saj dhe i familjes të mos përfshihet më në diskutimet rreth Gjestit.
“Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë. Kanë qenë muaj të vështirë, plot stres dhe shqetësim për njerëzit e mi më të afërt.”- është shprehur ajo.
Më tej ajo ka thënë se s’ka më interes të flasë për të kaluarën dhe se është fokusuar në projekte të reja, duke u distancuar plotësisht nga historia me Gjestin. Kujtojmë që lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë së “BBVK”, por u shoqërua me shumë diskutime, tensione dhe polemika edhe pas daljes nga formati./Radar.al
“Më kujtohet kur isha lakuriq”/ Rama batuta me Majkon! Deputeti: Tani e kemi veshur ne
2 mijë euro ryshfet/ SPAK njoftim për arrestimin e zyrtarëve të policisë rrugore
Dr*gë nga SHBA/ Arrestohet 23-vjeçari! Pako u mor në postë një 19-vjeçar