TIRANË– Rikthimi i Eglit në shtëpi ka bërë që Gjesti të vijojë ta kthejë situatën me banoren në humor dhe batuta.
Së fundmi, ai është parë në kuzhinë duke pastruar, ndërsa i këndonte disa vargje për Eglin.
Gjesti shprehu habinë sesi Egli e kishte “harruar” për vetëm 9 ditë, pavarësisht fjalëve të dashurisë që i kishte thënë më parë.
“S’paska qenë dashuri, po paska qenë fiksim.”- u shpreh ai ironikisht, duke e quajtur këtë situatë një “eskalim”.
“O s’kam lënë vend pa të përmend po qysh ke dal prej zemrës tem, o Egli im pse s’po flet për mua qysh për nëntë ditë dashuria qenka shkuar. Qysh për nëntë ditë më ke harruar, a më ke thënë që shumë të dua. S’paska qenë dashuri po paska qenë fiksim, ah zemra jem ke bërë eskalim.”-tha ai.
Ndërkohë ajo që vihet re është që Egli ka ndryshuar tërësisht qasje ndaj Gjestit dhe disa banorëve të tjerë pas rikthimit të saj në shtëpi, çka ka sjellë dinamika të reja në raportet mes tyre./Radar.al


