Françeska Murati ishte banore e Big Brother Vip Albania, ndërsa sot ajo komenton lojën e konkurentëve të edicionit të 4.
Në një analizë për këngëtarin Gjesti, ajo foli për gjasat që ka të bëhet çift me konkurenten tjetër Egli Tako.
“Shoh që ka ngacmime me Eglin. Shoh që ajo po ‘ia luan’ pak atij. Ka një 48 orë që Egli sikur ka parë disa drona, ka marrë një kthesë tjetër. Por tani ne kemi dhe një vajzë tjetër që po e pret këtë djalin. Sikur po krijohet një trekëndësh dashurie shumë interesant.
Unë nuk besoj tek Egli. Gjesti është me dikë tjetër, nuk është ‘single’, është në një lidhje të konsoliduar, sado që ka pasur ato luhatjet momentet e fundit. Nuk më duket djalë që do e hidhte poshtë atë për një Egli”, tha ajo.


