Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermania nën presion pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

    March 2, 2025

    Tensionimi i bisedës mes Donald Trump e Volodymyr Zelenskit para kamerave në Shtëpinë e Bardhë ka tronditur Gjermaninë. Kërkohet shpejtësi në formimin e qeverisë.

    Politika gjermane reagoi e tronditur pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë e dështimit të bisedimeve mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zhvillimet aktuale transatlantike pikërisht në periudhën e tranzicionit të qeverisë pas zgjedhjeve federale e vendosin  politikën gjermane nën presion të shtuar. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) bëri thirrje për veprim të shpejtë evropian dhe kombëtar në Berlin. “Ne nuk mund të presim derisa të formohet një qeveri e re federale, sepse situata është serioze.”

    Unioni CDU/CSU dhe SPD po shqyrtojnë hapat për të formuar një koalicion qeveritar të ardhshëm dhe për të mobilizuar miliarda të tjera për mbrojtjen. Baerbock paralajmëroi: “Gjermania duhet të marrë drejtimin në këtë moment historik.” Annalena Baerbock foli edhe për një “kohë të re të pafytyrësisë” dhe bëri thirrje për aleanca të forta evropiane.

    Unioni CDU/CSU e vlerësoi sjelljen e Uashingtonit si një “gabim strategjik”, kurse SPD si një “lojë cinike”. Në të njëjtën kohë, partitë gjermane u zotuan të vazhdojnë solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për Ukrainën e sulmuar.

    Gjermania të krijojë shpejt qeverinë e re

    Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u shpreh në mënyrë të pazakontë kritik ndaj presidentit amerikan, Donald Trump pas skandalit gjatë vizitës së kreut të shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky. në Uashington. “Diplomacia dështon kur partnerët negociues poshtërohen para syve të botës,” tha Steinmeier gjatë një fluturimi për në Uruguai për agjencinë gjermane të  lajmeve, dpa. Ai bëri thirrje që Gjermania të formojë shpejt një qeveri të re. “Ajo skenë dje në Shtëpinë e Bardhë më la pa fjalë. Kurrë nuk do të kisha besuar se një herë do ta mbronim Ukrainën nga SHBA”, tha Steinmeier.

    Thirrje brutale zgjimi për Evropën nga Zyra Ovale

    Kurse kreu i partisë E Majta, Jan van Aken, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit. “Tani kemi vërtet një situatë të re botërore. (Presidenti i SHBA) Donald Trump ka bërë të qartë, se e drejta ndërkombëtare nuk zbatohet, vetëm ligji i më të fortit. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se bota ka nevojë për një përgjigje të përbashkët” tha van Aken për ARD.

    Edhe ish-kryetari i Konferencës së Sigurisë të Mynihut, Christoph Heusgen foli për një fuqizim të shpejtë të Evropës. “Nëse thirrja brutale e zgjimit nga Zyra Ovale mbrëmjen e së premtes nuk është e mjaftueshme që ne më në fund të investojmë masivisht në forcimin e mbrojtjes evropiane, ekonomisë evropiane dhe modelit të sukesshëm liberal evropian, demokratik dhe ligjor atëherë nuk e di se çfarë do të duhet të ndodhë më shumë”, tha Heusgen për “Rheinische Post”./DW

    GJERMANIA SHBA Zyra Ovale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    April 27, 2026

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    April 27, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    April 27, 2026

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.