Kancelari gjerman Olaf Scholz ka hedhur poshtë aludiemt se Berlini kishte planifikuar shkurtimin e mbështetjes për Ukrainën. Scholz bëri një deklaratë për këtë në një intervistë për kanalin televiziv Sat.1.
Scholz u shprehse “asgjë” nuk mund të shkatërrojë premtimet e Gjermanisë për të ofruar mbështetje për Kievin. Gjithashtu, ai shtoi se i duket i habitshëm debati aktual nëse Berlini synon të shkurtojë mbështetjen ushtarake për Kievin.
Scholz kujtoi se qeveria gjermane planifikoi të ndajë 4 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin vitin e ardhshëm – më shumë se çdo vend tjetër evropian.
Përveç kësaj, sipas vendimit të G7, Ukraina do të marrë një kredi prej 50 miliardë euro, interesi i së cilës do të financohet me të ardhurat nga asetet e ngrira ruse.


