Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, policia bllokon jet skin dhe gjobit drejtuesin

    Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

    Kredia 302 milionë dollarë nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap 

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermani: Ekspertët sugjerojnë 400 miliardë euro për mbrojtje

    March 4, 2025
    Gjermani:Ekspertët sugjerojnë 400 miliardë euro për mbrojtje
    Kancelari i ardhshëm kristiandemokrat Friedrich Merz

    Në sfondin e situatës së tensionuar botërore shtrohet çështja për forcimin e mbrojtjes dhe si rrjedhojë rritjen e shpenzimeve. Ky diskutim po rrit presionin në bisedimet paraprake për krijimin e koalicionit qeverisës.

    Gjermania ndodhet aktualisht në kulmin e përpjekjeve për krijimin e qeverisë dhe koha nuk pret. CDU/CSU dhe SPD po vazhdojnë bisedimet paraprake. Këto raunde janë fokusuar tek çështjet financiare që ndër të tjera kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe ndihmat përUkrainën.  Arsyeja e intensifikimit të këtij diskutimi ka të bëjë me situatën e tensionuar të krijuar në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump e kërcënoi presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyj, se nuk do ta mbështesë në luftën me Rusinë.  Trump e akuzoi rëndë Zelenskyjn.

    Çfarë është e mundur dhe nga duhen gjeneruar paratë?

    Kjo është arsyeja përse në bisedimet për krijimin e koalicionit në Gjermani CDU/CSU dhe SPD po synojnë ndërmarrjen e hapave për sigurimin sa më shpejt të miliardave për forcimin e ushtrisëpor edhe për të krijuar më shumë pavarësi të Europës si dhe për të mbështetur më fort Ukrainën. Ndërkohë është e qartë, që europianët duhet të shpenzojnë shumë më tepër para për mbrojtjen e tyre dhe për të ndihmuar Ukrainën, vë në dukje agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar opinioneve që po mbizotërojnë aktualisht në radhët e të dyja partive CDU/CSU dhe SPD.

    Si mund të veprohet për sigurimin e financave?

    Parlamenti mund të vendosë një reformë lidhur me frenën e borxhit, gjë që do të lejonte marrjen e kredive më të larta. E nëse veprohet kështu, paratë mund të tërhiqen nga buxheti i rregullt. Por ka dhe një mundësi tjetër, që shpenzimet për mbrojtjen të jenë të shkëputura nga çështja e frenës së borxhit, ka propozuar së fundi kancelari Scholz.

    Përpara tre vjetësh kancelari Olaf Scholzpropozoi krijimin e një fondi të posaçëm për forcimin e ushtrisë. Borxhi për krijimin e një fondi të posaçëm llogaritet nga borxhet e shtetit dhe rregullorja europiane e borxhit. Gjendja aktuale buxhetore në Gjermani është e tensionuar. Në raundin e parë të bisedimeve paraprake për koalicion të premten (28.02), ministri i Financave, Jörg pati një prezantim jo optimist, sikurse njofton reuters.

    Ekspertët: 400 miliardë euro për mbrojtjen

    Ekspertët e ekonomisë rekomandojnë 400 miliardë euro për ushtrinë, në mënyrë që t’i dërgohet një sinjal i qartë edhe presidentit rus Vladimir Putin. Për infrastrukturën ekspertët llogarisin 400 deri në 500 miliardë euro që duhen vënë në dispozicion në vitin 2025.

    Sipas mediave këto propozime vijnë nga ekonomistët Clemens Fuest (president i institutit Ifo), Michael Hüther (Drejtor i Instituti të Ekonomisë gjermane), Moritz Schularick (President i Institutit të Kielit IfW) dhe Jens Südekum (Universiteti Heinrich-Heine, Düsseldorf. Ky raund ekspertësh u organizua me inciativën e ministrit të Financave të Saarlandit, Jakob von Weizsäcker.

    Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit, bëri të ditur, se kancelari Olaf Scholz ka ftuar në kabinet për të mërkurën (5.03.2025) kryetarët e partisë SPD, CDU/CSU. Në këtë takim synohet të shqyrtohet se si dotë veprohet më tej me ndihmat për Ukrainën duke pasur parasysh edhe samitin e posaçëm të BE-së që do të zhvillohet të enjten (6.03.2025) po për Ukrainën.

    Si janë shanset në Bundestag?

    Për reformimin e frenës së borxhit si dhe për krijimin e një fondi të posaçëm nevojitet votimi në parlament me shumicë të kualifikuar. Partitë që negociojnë për koalicion CDU/CSU dhe SPD së bashku nuk e arrijnë numrin e nevojshëm të deputetëve në parlamentin e ri që mund të konstituohet deri më 25 mars. Partinë në opozitë AfD dhe E Majta kanë fuqinë e një minoriteti bllokues. Këto dy parti janë kundër mbështetjes për Ukrainën. Kësisoj ose dy partitë që negociojnë aktualisht për koalicionin do të duhej të siguronin edhe mbështetjen e ekologjistëve. Kancelari i ardhshëm kristiandemokrati Friedrich Merz ka propozuar, që kjo çështje të shtrohet për votim në parlamentin aktual./DW

    400 miliardë euro për mbrojtje ekspertët gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, policia bllokon jet skin dhe gjobit drejtuesin

    July 27, 2026

    Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

    July 27, 2026

    Kredia 302 milionë dollarë nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap 

    July 27, 2026

    302 milionë dollarë hua nga SHBA, Balla: Marrëveshje historike, konfirmon besimin e Amerikës!

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.