Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku së fundmi ka reaguar ndaj videos virale të koleges së saj, Parashqevi Simaku, e cila rrëfeu më tej për sfidat ekonomike që po përjeton në SHBA.
Nëpërmjet një mesazhi publik të bërë në rrjetet sociale, Hisku shprehu keqardhje të thellë për gjendjen e Simakut. Ndërsa më tej bëri thirrje për mbështetje dhe ndërgjegjësim.
Përgjatë reagimit të saj Hisku propozoi që Parashqevisë t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA.
Hisku ka apeluar gjithashtu që të ndalet përhapja e videove që mund të ndikojnë negativisht në imazhin dhe dinjitetin e Simakut.
“E ndjej thellë në shpirt gjendjen e Koleges sime, duke vërtetuar se Emigracioni sjell edhe viktima kudo. Mendoj dhe propozoj që Parashes t’i lidhet një Pension Artistik,… siç e permanent dhe Ligji Shqiptar, edhe pse jeton ne USA. Dëshiroj të mos komentohet keq dhe të mos perhapen më video të tilla në rrjetet e iternetit,.. sepse dëmtojme njeri-tjetrin me negativitete tona Ju uroj shëndet Ty dhe jetëgjatesi Parashqevi Simakut, Respekt”, shkroi Hisku.


