MEMALIAJ– Ditën e sotme një shtetas 72-vjeçar, me iniciale F.A., është gjetur pa shenja jete rreth orës 06:40, në lagjen “Canometaj”, në fshatin Zhapokikë 2.
I moshuari është gjetur i pajetë, nga familjarët, në një përrua në afërsi të fshatit, ndërkohë policia ka njoftuar se nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës.
Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.
Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 06:40, në lagjen “Canometaj”, në fshatin Zhapokikë 2, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në një përrua në afërsi të fshatit, shtetasi F. A., 72 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave, shkakut dhe dokumentimin e plotë të rastit. Për rrethanat dhe shkakun e humbjes së jetës së 72-vjeçarit, në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim të plotë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Memaliaj
Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij.
Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjenealitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.
Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Ngjarja u vlerësua maksimalisht nga ana e Policisë dhe u punua me profesionalizëm, angazhim i cili çoi në zbardhjen e ngjarjes.
Të gjitha veprimet në terren janë drejtuar dhe ndjekur nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, së bashku me 2 zëvendësdrejtorët e DVP Gjirokastër, Shefin e Seksionit të Krimeve të Rënda, Shefin e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefin e Stacionit të Policisë Memaliaj dhe me drejtues të tjerë të DVP Gjirokastër.


