Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Gjashtë truqe si të shmangni djersitjen e tepërt

    June 4, 2025
    Gjashtë truqe si të shmangni djersitjen e tepërt

    TIRANË– Në një kohë që temperaturat janë rritur menjëherë, vapa bëhet e padurueshme për të gjithë ata persona që ju duhet të dalin në diell.

    Megjithatë djersa ka një funksion të rëndësishëm, që është rregullimi i temperaturës së trupit kur ai nxehet së tepërmi.Ndryshe nga pjesa më e madhe, disa njerëz përjetojë djersitje të tepërt, gjë e cila në shumë raste mund të jetë diçka e sikletshme.

    Sot në këtë artikull Radar.al ju zbulon disa këshilla të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë nëse po përpiqeni të shmangni djersitjen e tepërt.

    Përdorni antidjersë

    Emri i thotë të gjitha, por mos e ngatërroni me deodorantin! Ndryshe nga deodoranti, antidjersa nuk maskon vetëm erën, por përmban jone alumini që ndalojnë qelizat tuaja të prodhojnë djersë. Është interesant fakti se antidjersa funksionon më mirë nëse e aplikoni gjatë natës.

    Mbani veshje të përbëra nga fibrat natyrale

    Veshjet e bëra nga fibra natyrale si pambuku ose liri, te cilat duhet të jenë edhe pak të lirshme, janë ato më të përshtatshmet nëse jeni një individ që djersisni shumë. Veshjet e ngushta dhe sintetike nuk e lënë lëkurën tuaj të marrë frymë, e biles veshje të tilla priren të mbajnë aromë.

    Relaksohuni

    Kur jeni të nervozuar, mund të jetë e vështirë të ndaloni djersitjen. Mënyra më e mirë është të qetësoheni sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Nëse mundeni, bëni një dush të ftohtë ose provoni t’i vendosni këmbët në ujë me akull.

    Reduktoni kripën

    Kur konsumoni shumë kripë, trupi juaj do të përpiqet ta eliminojë atë përmes djersës. Reduktoni ushqimet pikante dhe pijet e nxehta. Trupi juaj reagon ndaj kapsaicinës tek ushqimet pikante duke djersitur. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet dhe pijet me temperaturë të nxehtë.

    Shmangni kafeinën dhe alkoolin

    Kafeina stimulon sistemin tuaj nervor, i cili i aktivizon gjëndrat e djersës. Ndërsa alkooli shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, kështu që ju bën të ndiheni më të nxehtë fizikisht./Radar.al 

    djersitja e tepert Temperaturat e larta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    April 22, 2026

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    April 22, 2026

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    April 22, 2026

    Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rriten/ Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe bllokim të qarkullimit

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.