ITALI- Xhiro e Italisë tashmë po i drejtohet fundit, teksa dje u zhvillua edhe etapa e 19-të, Biella-Champoluc (166 km), një garë e vështirë e karakterit malor.
Triumfi në këtë etapë i takoi francezit Nicholas Prodhomme (Decathlon AG2R La Mondiale Team), i cili regjistroi kohën 4 orë, 50 minuta dhe 35 sekonda. Në vend të dytë u rendit meksikani Isaac Del Toro (UAE) me 58 sekonda vonesë nga kreu, ndërsa me të njëjtin rezultat Richard Carapaz (EF Education-EasyPost) u klasifikua i treti.



