Analisti kryesor politik i Channel 12 News të Izraelit Yedioth Ahronot ka bërë një postim në rrjetin e tij social X ku thotë se Shqipëria mund të presë 100 mijë banorë nga Gaza.
Ai shkruan se administrata e Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës atje.
“Ndalesa tjetër – Shqipëria? Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend. Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të presin refugjatë dhe pretendojnë se opsionet si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”, thuhet në postimin e gazetarit Yedioth Ahronot.
Nëse ky propozim realizohet, Shqipëria do të ishte shteti i katërt që pranon refugjatë të tillë, pas pranimit të opozitës iraniane, emigrantëve afganë pas rikthimit të talebanëve në pushtet dhe emigrantëve të paligjshëm që Italia transferon në portin e Shëngjinit.
Por pas lajmit ka reaguar dhe vetë kryeministri Edi Rama duke e mohuar: “Nuk kam dëgjuar diçka kaq të pavërtetë prej kohësh—dhe kohët e fundit ka pasur shumë lajme të rreme! Kjo absolutisht nuk është e vërtetë.
Gazetari tha se Shqipëria do presë 100 mijë palestinezë nga Gaza, Rama tregon a është e vërtetë


