Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gazetari rrëfen për miqësinë e hershme mes kryeministrit dhe Artur Zhejit: Prindërit e Ramës i kërkuan të largohej prej tij

    August 25, 2025

    Gazetari Roland Qafoku ishte i ftuar në emisionin “Breaking” me Xhoi Malësia në Top News, ku foli për ndarjen e parakohshme nga jeta të publicistit dhe analistit Artur Zheji. Gjatë bisedës, Qafoku ndau një episod të veçantë nga një intervistë që kishte zhvilluar me Zhejin, duke zbuluar detaje të panjohura mbi miqësinë e tij me kryeministrin Edi Rama.

    Sipas Qafokut, Artur Zheji dhe Edi Rama kanë qenë miq të ngushtë që në fëmijëri, një lidhje që daton shumë vite më parë. Ai theksoi se edhe reagimi i Ramës pas ndarjes nga jeta të Zhejit ishte “plot kode”, që sipas tij tregojnë për një lidhje të veçantë mes tyre.

    Në intervistën e tij me Zhejin, ky i fundit kishte rrëfyer një episod domethënës nga periudha e shkollës. Në atë kohë, Zheji ishte pak më i madh në moshë dhe ishte përjashtuar nga shkolla, ndërkohë që vijonte të shoqërohej me Edi Ramën. Prindërit e Ramës, të shqetësuar për ndikimin që kjo miqësi mund të kishte mbi të birin, i ishin drejtuar Zhejit me lutjen që të hiqte dorë nga shoqëria me të, nga frika se edhe Rama mund të përjashtohej nga shkolla.

    “Prindërit i thanë: ‘Hiq dorë nga miqësia me djalin tonë’. Ata kishin frikë për të ardhmen e tij. Por kjo u kapërcye dhe dyshja mbeti përherë miq të mirë,” tregoi Qafoku.

    “Rama ishte një ndër miqtë e tij më të afërt të Artur Zhejit. Ata njihen prej shumë vitesh.
    Po ta shihje dhe reagimi i Ramës për ndarjen nga jeta ishte plot kode.
    Në intervistën që kam patur me Zhejin, më tregoi një episod të veçantë në raportin e tyre.
    Ka qenë koha kur Rama ishte në shkollë, teksa Zheji ishte pak më i madh se ai.
    Zhejin e kishin përjashtuar nga shkolla dhe ndërkohë vijonte të shoqërohej me Ramën.
    Prindërit e këtij të fundit ishin të shqetësuar sepse thoshin që djali ynë po merr rrugë të keqe.
    Kishin frikë se e përjashtonin dhe Ramën.
    Ata takuan Zhejin dhe i thanë ‘Hiq dorë nga miqësia me djalin tonë’. Kjo pastaj u kalua dhe ata mbetën miq të mirë”, tregoi Qafoku.

    Artur Zheji Edi rama gazetari miqesia ROLAND QAFOKU
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    June 5, 2026

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    June 5, 2026

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.