Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria U-19 për vajza mëson kundërshtaret në kualifikueset e Europianit 2027, kuqezinjtë në grup me Letoninë, Qipron dhe Moldavinë

    Britani/ Zjarri shkatërron mini-kopshtin zoologjik, digjen pothuajse të gjitha kafshët

    Kolonjë/ Po mblidhte qershi me të afërmit, 70-vjeçari humb jetën në mënyrë të papritur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gazetarët italianë që zëmëruan Moskën me raportimin nga rajoni Kursk do të kthehen në atdhe

    August 17, 2024

    Dy gazetarë italianë të cilët shkaktuan zemërimin e Moskës pas një raportimi televiziv nga zonat e kontrolluara nga forcat ukrainase në rajonin rus të Kursk-ut do të kthehen në Itali, tha rrjeti RAI të shtunën.

    Ministri i Jashtëm rus thirri ambasadorin italian të premten mbi atë që e cilësoi kalim të paligjshëm të kufirit nga ana e ekipit të gazetarëve të RAI-t.

    “Kompania vendosi që gazetarja Stefania Battistini dhe kameramani Simone Traini të kthehen përkohësisht në Itali, për arsye të sigurisë së tyre personale”, tha Rai.

    Agjencia shtetërore ruse e lajmeve njoftoi se Shërbimin Federal i Sigurisë, FSB, kishte hapur hetime ndaj gazetares dhe kameramanit.

    Ekipi televiziv i rrjetit RAI, prej 4 anëtarësh, të shoqëruar nga ushtria ukrainase, ishin të parët nga mediat e huaja që raportuan nga qyteti rus Sudzha, i dëmtuar nga lufta, i cili u more nën kontroll gjatë sulmit të papritur ukrainas në rajonin Kursk.

    Dy gazetarët pritet të kthehen në Milano të dielën.

    As gazetarja Battistini, e cila raportoi drejpërdrejt nga Kievi të shtunën për programin “TG1News” dhe as kameramani Traini, nuk iu përgjigjën një kërkese për të komentuar.

    Ministria e Jashtme e Italisë tha se ambasadorja Cecilia Piccioni u kishte shpjeguar autoriteteve ruse se RAI dhe ekipi i gazetarëve vepruan në mënyrë të pavarur.

    “Gazetaria nuk është krim. Mundësia që autoritetet e Moskës të hapin çështje gjyqësore ndaj Stefania Battistinim dhe Simone Trainim është e papranueshme. Raportimi nuk bëhet me autorizime paraprake”, thanë në një deklaratë të përbashkët sindikata e RAI-t dhe sindikata kombëtare e shtypit italian./VOA

    Gazetarët italianë Ministri i Jashtëm rus moske
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria U-19 për vajza mëson kundërshtaret në kualifikueset e Europianit 2027, kuqezinjtë në grup me Letoninë, Qipron dhe Moldavinë

    June 11, 2026

    Britani/ Zjarri shkatërron mini-kopshtin zoologjik, digjen pothuajse të gjitha kafshët

    June 11, 2026

    Kolonjë/ Po mblidhte qershi me të afërmit, 70-vjeçari humb jetën në mënyrë të papritur

    June 11, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: SHBA mund të marrë nën kontroll qendrën kryesore të eksporteve të naftës

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.