TIRANË– Ditea Berisha, ish-finalistja e “Ferma Vip” në Vizion Plus, teksa ka postur një Story në Instagram, për t’i uruar ditëlindjen një mikeshe, është shfaqur me një fustan të bardhë nusërie.
Kaq është dashur që ndjekësit e saj të aludojnë për një dasmë të mundshme, por influencerja e modës endee nuk ka bërë publike një romancë të saj.
Pas shumë komenteve e mesazheve, Ditea ka publikuar sërish një Story në vazhdimësi të kësaj teme, e teksa shfaqet me një fustan të gjatë të bardhë ajo shkruan: Gati me fustan të bardhë për t’u martuar. Fjala juaj është urdhër për mua.



